Juventusi dhe Milani hidhen në sulm për Bruno Fernandes, portugezi ka klauzolë largimi

Juventusi dhe Milani hidhen në sulm për Bruno Fernandes, portugezi ka klauzolë largimi

13 Gusht 2026 13:23 Alfred Lleshi Sipas BBC, Juventusi dhe Milani, së bashku me Galatasaray, janë interesuar për kapitenin e Manchester United, Bruno Fernandes. Në kontratën e mesfushorit portugez ekziston një klauzolë largimi prej 57 milionë paundësh (rreth 66 milionë euro), e vlefshme për klubet e huaja. Bruno Fernandes ka hyrë në vitin e fundit të kontratës, e cila skadon në verën 2027, me opsion për një sezon tjetër. Deri tani nuk është arritur marrëveshje për rinovimin. Megjithatë, sipas mediave angleze, dëshira e Fernandes është të qëndrojë te Manchester United, madje edhe deri në fund të karrierës. Ai dëshiron të luftojë për trofe me klubin. Situata mund të ndryshojë për shkak të politikës së United për uljen e shpenzimeve të pagave. Largimi i kapitenit 31-vjeçar do t’i...