Ishte me pushime me familjen, ndahet nga jeta ish-kryetar i Gjykatës së Vlorës dhe ish-i dënuar politik

Ishte me pushime me familjen, ndahet nga jeta ish-kryetar i Gjykatës së Vlorës dhe ish-i dënuar politik

Është ndarë nga jeta Skënder Haluci, jurist, avokat dhe ish-kryetar i Gjykatës së Vlorës, i cili gjatë karrierës së tij mbajti disa funksione në sistemin e drejtësisë dhe në institucionet publike. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij. Haluci ndodhej në bjeshkët e Tropojës, ku kishte shkuar për të pushuar me familjen. Sipas informacioneve të bëra publike, mëngjesin e sotëm ai u ka thënë familjarëve se nuk ndihej mirë dhe pak minuta më vonë është gjetur pa shenja jete. Gjatë veprimtarisë së tij profesionale, Haluci ka shërbyer si kryetar i Gjykatës së Vlorës dhe si komisioner pranë institucionit të Avokatit të Popullit. Ai ushtroi gjithashtu profesionin e juristit dhe avokatit. Haluci kishte qenë edhe i dënuar politik gjatë periudhës së regjimit komunist. Në...