Rama reagon pas deklaratës së Zelenskyt në Beograd: Nuk llogarisim kush i ka borxh kujt…

Rama reagon pas deklaratës së Zelenskyt në Beograd: Nuk llogarisim kush i ka borxh kujt…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd se Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, duke argumentuar se qëndrimi i Shqipërisë ndaj luftës në Ukrainë nuk duhet të ndryshojë për shkak të këtij pozicioni. Në një postim në rrjetin social X, Rama tha se Shqipëria mund të mos pajtohet me qëndrimin e Ukrainës për Kosovën, por njëkohësisht të vijojë mbështetjen për Ukrainën në përballjen me agresionin rus. Sipas tij, këto dy qëndrime nuk janë të papajtueshme. Rama kundërshtoi idenë që mbështetja ndaj Ukrainës të trajtohet si një marrëdhënie reciproke, ku qëndrimi i Shqipërisë përcaktohet nga pozicionet që mbajnë vendet e tjera për çështje të veçanta. Ai argumentoi se kundërshtimi i luftës dhe mbështetja për një zgjidhje paqësore duhet...