Masa për sezonin turistik, Lamallari dhe Gonxhja në Sarandë: Zero tolerancë ndaj paligjshmërisë
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, dhe kryetari i Bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi, zhvilluan një inspektim në Sarandë për të parë nga afër masat e marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Në një periudhë kur flukset e turistëve dhe qytetarëve që hyjnë në vend përmes porteve dhe pikave kufitare vijojnë të rriten, autoritetet kanë vendosur në fokus garantimin e sigurisë, rendit publik dhe reagimin e shpejtë të strukturave ligjzbatuese. Lamallari theksoi se rritja e numrit të turistëve sjell edhe përgjegjësi më të mëdha për Policinë e Shtetit, veçanërisht në garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe vizitorëve. “Ne kemi tre mesazhe kryesore si Ministri e Punëve të Brendshme. Së pari, siguria e jetës së qytetarëve dhe e...
Burimi:
javanews.al