Do të martohej me shqiptaren 35 vite më të re, gjykata i ndalon martesën 86-vjeçarit

Do të martohej me shqiptaren 35 vite më të re, gjykata i ndalon martesën 86-vjeçarit

Një martesë e pazakontë në Mugello, në zonën e Firences, është ndaluar pas dyshimeve të ngritura gjatë procedurave të martesës mes një 86-vjeçari italian dhe një gruaje me origjinë shqiptare, 35 vite më të re. Sipas medias italiane La Nazione, 86-vjeçari kishte mbetur i ve prej pak kohësh dhe u kishte shprehur familjarëve dëshirën për t’u martuar me 51-vjeçaren shqiptare. Çifti ishte paraqitur në muajin prill në zyrat e gjendjes civile për të nisur procedurat. Por gjatë verifikimeve, zyrtari i gjendjes civile vuri re disa elemente që ngritën pikëpyetje mbi gjendjen e të moshuarit dhe aftësinë e tij për të kuptuar plotësisht vendimin që po merrte. Sipas raportimeve italiane, 86-vjeçari ishte shfaqur i hutuar dhe nuk kishte qenë në gjendje të shpjegonte qartë arsyet e...