Çerek shekulli nga Marrëveshja e Ohrit, i dha fund konfliktit të armatosur dhe vendosi themelet e bashkëjetesës

Çerek shekulli nga Marrëveshja e Ohrit, i dha fund konfliktit të armatosur dhe vendosi themelet e bashkëjetesës

Një çerek shekulli nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, Maqedonia e Veriut rikthen vëmendjen te një prej momenteve më të rëndësishme të historisë. Marrëveshja e 13 gushtit 2001 i dha fund konfliktit të armatosur dhe vendosi bazat për një model të ri të bashkëjetesës ndërmjet komuniteteve. 25 vite më pas, mesazhi që përcillet nga institucionet është i njëjtë: dialogu, kompromisi dhe barazia mbeten themeli i stabilitetit të vendit. “Demokracia nuk matet vetëm përmes zgjedhjeve të lira, por edhe përmes aftësisë së institucioneve për të garantuar gjithëpërfshirjen, përfaqësimin e drejtë, dialogun dhe besimin mes qytetarëve”, tha Bekim Sali, zv.kryeministër i parë Për autoritetet në Shkup, Ohri nuk është vetëm një kapitull i mbyllur i historisë. Marrëveshja shihet si një përgjegjësi që duhet të vazhdojë të...