‘Ethet e Nilit’ alarmojnë vendin/ Shpallet epidemia në 5 komuna, 26 të infektuar dhe një viktimë

‘Ethet e Nilit’ alarmojnë vendin/ Shpallet epidemia në 5 komuna, 26 të infektuar dhe një viktimë

Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut kanë shpallur epidemi të etheve të Nilit Perëndimor në pesë komuna të Shkupit, pas rritjes së numrit të rasteve dhe përkeqësimit të situatës epidemiologjike. Masa përfshin komunat Kisella Vodë, Gazi Babë, Aerodrom, Butel dhe Ilinden. Deri më 11 gusht janë konfirmuar 26 raste me virusin e Nilit Perëndimor, ndërsa katër persona të tjerë janë ende në proces diagnostikimi. 25 prej rasteve janë regjistruar në Shkup, ndërsa një në Veles. Sipas autoriteteve, infektimet janë kryesisht të marra brenda vendit. Situata paraqitet më shqetësuese te pacientët e moshuar. 22 nga 26 personat e infektuar janë mbi 60 vjeç. Në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup janë trajtuar 20 pacientë, ndërsa pesë prej tyre ndodhen në gjendje kritike dhe po mbahen në...