PDK paralajmëron Kurtin: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

PDK paralajmëron Kurtin: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, në një konferencë për media ka akuzuar kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari, se po “vepron në kundërshtim me Kushtetutën, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuesse dhe Rregulloren e Kuvendit”. Çitaku tha se Kuvendi është efektivisht i mbyllur dhe se deputetëve po u pamundësohet ushtrimi i mandatit të tyre, shkruan A2. Ajo shtoi gjithashtu se PDK-ja nuk po kërkon pushtet apo marrëveshje politike për partinë, por funksionalizimin e institucioneve të shtetit. “Nuk po kërkojmë pushtet, nuk po kërkojmë marrëveshje për PDK-në, po kërkojmë funksionalizimin e shtetit. Ne sërish do të bëjmë kërkesë për seancë pas 48 orësh dhe aktiviteti ynë nuk do të kufizohet më brenda këtij institucioni. Ai do të zhvendoset edhe jashtë Kuvendit, në forma më të gjera...