Zjarri në Mirditë, dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez
Zjarri që ka përfshirë fshatrat Perlat-Epër dhe Trojez në Mirditë vijon të mbetet aktiv, por ka humbur intensitetin pas punës së ekipeve në terren. Sipërfaqja e përfshirë nga flakët është kryesisht me pyje lisi dhe shkurre. Në operacionin për vënien nën kontroll të kësaj vatre zjarri janë angazhuar angazhuar 30 forca bashkiake, 12 forca të shërbimit zjarrfikës dhe pyjor, si dhe 32 efektivë ushtarakë nga Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut, ndërsa në ndihmë të forcave operacionale janë bashkuar dhe vullnetarë të zonës. Bëhet me dije se sipas vlerësimit të fundit në terren, presioni i vatrës së zjarrit ka rënë ndjeshëm dhe situata vijon të jetë nën kontroll. “Vijon ndërhyrja për izolimin dhe mbajtjen nën kontroll të vatrës së zjarrit në fshatrat Perlat-Epër dhe Trojez në...
Burimi:
javanews.al