Sherri fizik degradon në tentativë vrasjeje, 6 të arrestuar në Divjakë
Gjashtë persona janë arrestuar nga Policia e Divjakës pas një konflikti me sende të forta në një lokal. Mes të arrestuarve është një 22-vjeçar, i cili dyshohet se u rikthye disa orë më vonë i armatosur me pistoletë me silenciator, me qëllim vrasjen e një 51-vjeçari. Ndërhyrja e policisë parandaloi ngjarjen e rëndë, ndërsa i riu u kap me armën me fishek në fole dhe gati për qitje. Në pranga ranë edhe pesë persona të tjerë, mes tyre pronari i lokalit. Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale, përfshirë moskallëzimin e krimit. Gjatë operacionit u sekuestruan dy pistoleta, njëra me silenciator, katër automjete dhe gjashtë aparate celulare. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të konfliktit dhe përcaktimin e përgjegjësive të personave të përfshirë. Njoftimi i...
Burimi:
javanews.al