Vijon vatra e zjarrit në Parkun Kombëtar të Lurës, punohet me dy avionë
Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në Parkun Kombëtar të Lurës. Megjithëse prej dy ditësh po punohet me rreth 200 forca të Bashkisë, Emergjencave, zjarrfikës dhe 40 ushtarë të batalionit mbështetës, si dhe dy avionë dhe dy helikopterë ende nuk është bërë e mundur të izolohet. Terreni i vështirë dhe era ka bërë që flakët të shpërndahen në sipërfaqe të mëdha pyjore me pisha e bredha. Zjarri i nisur në Borie Lurë tashmë pa përfshirë Gjagjishtim deri në Fushë Lurë dhe po del në pllajat e Lanë Lurës.
Burimi:
javanews.al