Groenlanda detyron kompaninë amerikane të lidhur me Trumpin të shtyjë shpimet për naftë

Groenlanda detyron kompaninë amerikane të lidhur me Trumpin të shtyjë shpimet për naftë

Autoritetet e Groenlandës kanë detyruar një kompani amerikane të naftës, e lidhur me administratën e Donald Trumpit, të shtyjë planet për shpimin e puseve në territorin arktik. Vendimi vjen në një kohë tensionesh të shtuara rreth Groenlandës, pasi kompania kishte sjellë në korrik pajisje shpimi në bregun lindor të territorit pa marrë lejet përkatëse. Autoritetet groenlandeze i kishin dhënë kompanisë një paralajmërim të fortë për këtë veprim. Vetëm një javë para datës së planifikuar për nisjen e shpimeve, qeveria e Groenlandës njoftoi se procesi i nevojshëm rregullator nuk mund të përfundonte në kohë dhe se lejet përkatëse nuk mund të merreshin përpara fillimit të planifikuar të punimeve. Autoritetet kanë shprehur shqetësime lidhur me afatin e ngushtë për vlerësimin e ndikimit të projektit në mjedis dhe...