Meta çaktivizon 756 mijë llogari në Australi
Platforma Meta ka çaktivizuar 756 mijë llogari në Facebook dhe Instagram në Australi, pasi dyshohet se u përkisnin përdoruesve nën moshën 16-vjeç, njoftoi kompania. Sipas të dhënave të publikuara nga Meta, deri më 30 qershor janë çaktivizuar 462 mijë llogari në Instagram dhe 294 mijë në Facebook. Australia është vendi i parë në botë që ka vendosur një moshë minimale kombëtare prej 16 vjeç për përdorimin e platformave të mediave sociale, me kufizimet që hynë në fuqi në dhjetor 2025. Meta bëri të ditur se më shumë se 500 mijë llogari u hoqën përpara hyrjes në fuqi të ligjit, ndërsa pjesa tjetër është çaktivizuar gjatë muajve pasues. Kompania tha se procesi i zbatimit të masave vijon dhe numri i llogarive të çaktivizuara pritet të rritet...
Burimi:
syri.net