Siguria, plazhet dhe zhurmat sjellin në Sarandë për takim urgjent 2 ministra – VIDEO
Siguria, plazhet dhe zhurmat sjellin në Sarandë për takim urgjent 2 ministra. Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, dhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ndodhen në Sarandë në kuadër të ndjekjes së masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Në takim edhe kryetari i Bashkisë Sarandë Oltion Çaçi. Në fokus të vizitës janë çështjet që lidhen me menaxhimin e flukseve të shtuara të udhëtarëve në porte dhe pikat e kalimit kufitar, si dhe masat për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe turistëve gjatë periudhës së ngarkuar të verës. Sipas qëndrimit të përcjellë gjatë vizitës, një tjetër çështje që kërkon vëmendje është administrimi i hapësirave bregdetare. Plazhet publike duhet të mbeten të aksesueshme për qytetarët dhe pushuesit, të jenë të...
Burimi:
shkodraweb.com