Parandalohet vrasja pas një konflikti me armë në Divjakë, arrestohen 6 persona

Parandalohet vrasja pas një konflikti me armë në Divjakë, arrestohen 6 persona

Policia ka parandaluar një tentativë të dyshuar për vrasje me armë zjarri pas një konflikti me armë në Divjakë. Menjëherë pas njoftimit se në një lokal në pronësi të shtetasit Z. K., 50 vjeç, po ndodhte një konflikt me sende të forta, shërbimet e Policisë janë afruar në vendngjarje, ku kanë konstatuar shtetasin O. L., 22 vjeç, dhe shtetasin Sh. Xh., 51 vjeç, të cilët ishin dëmtuar gjatë konfliktit me sende të forta. Shtetasit O. L. dhe Sh. Xh., pasi kanë marrë mjekim dhe kanë përfunduar deklarimet në Komisariat, janë larguar në banesat e tyre. Gjatë kryerjes së veprimeve, Policia mori njoftim në rrugë operative se një prej autorëve, shtetasi O. L., disa orë më vonë ishte rikthyer te lokali i armatosur me një armë...