SPAK sekuestron 440 milion euro pasuri, eksperti sqaron procedurat që caktojnë “fatin” e aseteve të krimit

SPAK sekuestron 440 milion euro pasuri, eksperti sqaron procedurat që caktojnë “fatin” e aseteve të krimit

440 milionë euro pasuri janë vendosur në sekuestro nga SPAK vetëm gjatë shtatë muajve të parë të vitit. Mes tyre janë prona të paluajtshme, llogari bankare, automjete, mjete lundruese dhe shoqëri tregtare. Avokati Gylsem Zhllima shpjegon për RTSH-në se fati i këtyre pasurive përcaktohet përmes një procesi të rregullt gjyqësor. “Është në varësi gjithmonë të gjykatës që do të shqyrtojë barrën e provës për të vërtetuar origjinën e pasurisë. Ka persona të cilët i vendosin në dyshim pasuritë e ndërtuara dhe pastaj gjykata është ajo e cila vendos të pranojë apo jo kërkesën e prokurorisë për konfiskimin e pasurive dhe këto të shkojnë në favor të shtetit. Të gjitha këto procese zhvillohen shumë shpejt, për shkak se kemi të bëjmë vetëm me akte kryesore”, tha Zhllima....