Humb kontrollin në kthesë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

Humb kontrollin në kthesë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Vodicë në Poliçan, në vendin e quajtur “Çesma e Thatë”. Mjeti doli nga rruga në një kthese dhe përfundoi në kanalin kullues. Si pasojë e aksidentit, u plagosën tre shtetasit, Veiz Shermalli,60-vjeç, Rabushe Shermalli,78-vjeçe dhe Liljana Shermalli,58-vjeçe,të tre banues në fshatin Vodicë të bashkisë Poliçan. Ata ishin anëtarë të së njëjtës familje dhe mjeti drejtohej nga 58-vjeçarja Liljana Shermalli. Ata janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku edhe kanë marrë mjekimin e nevojshëm, ndërkohë që për shkak të frakturave të marra,78-vjeçarja Rabushe Shermalli është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.