Lëndohen 3 pjesëtarët e familjes në Poliçan, shoferja humb kontrollin e drejtimit dhe makina del nga rruga

Lëndohen 3 pjesëtarët e familjes në Poliçan, shoferja humb kontrollin e drejtimit dhe makina del nga rruga

Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Vodicë në Poliçan, në vendin e quajtur “Çesma e Thatë”. Mjeti, tip Toyota Yaris, me targa AC 173 AI, doli nga rruga në një kthesë dhe përfundoi në kanalin kullues në anë të rrugës. Si pasojë e aksidentit, u plagosën tre shtetasit: Veiz Shermalli, 60-vjeç, Rabushe Shermalli, 78-vjeçe dhe Liljana Shermalli, 58-vjeçe, të tre banues në fshatin Vodicë të bashkisë Poliçan. Raportohet se ata ishin anëtarë të së njëjtës familje dhe mjeti drejtohej nga 58-vjeçarja Liljana Shermalli. Ata janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku edhe kanë marrë mjekimin e nevojshëm, ndërkohë që për shkak të frakturave të marra, 78-vjeçarja Rabushe Shermalli është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Grupi hetimor i Sektorit të Qarkullimit Rrugor...