Konflikti në lokal në Divjakë, 22-vjeçari kthehet të vrasë një burrë, 6 në pranga, 3 me precedentë penalë
Një sherr me sende të forta u shënua në një lokal të Divjakës, ku pas njoftimit në sallën operative, policia ndërhyri duke arrestuar 6 persona. Fillimisht policia i gjeti të dëmtuar me sende të forta në lokal, 22-vjeçarin Orgito Lamka dhe 51-vjeçarin Shahin Xhepexhiu. Të dy morën mjekim, dhanë deklarime në komisariat dhe u larguan të lirë. Por teksa policia kryente hetime për të zbuluar të gjithë të përfshirët në sherr, 22-vjeçari Lamka, disa orë më vonë është rikthyer në lokal me një pistoletë me silenciator, dhe dyshohet se do të vriste 51-vjeçarin Shahin Xhepexhiu. Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandaloi vrasjen. Në vijim të hetimeve, blutë arrestuan të riun Orgito Lamka, i cili sipas policisë është me precedent penalë në fushën e...
Burimi:
gijotina.com