Sezoni turistik, Lamallari, Gonxhja dhe Hita vizitë në Sarandë: Zero tolerancë ndaj paligjshmërisë!
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja dhe drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita zhvilluan një vizitë sot në qytetin bregdetar të Sarandës në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik. Në fokus është siguria e qytetarëve dhe turistëve, ndërsa autoritetet kanë theksuar nevojën për zero tolerancë ndaj paligjshmërisë dhe bashkëpunim mes institucioneve. Ndërsa vlerësoi shifrat pozitive të sezonit veror, Gonxhja theksoi se rritja e numrit të vizitorëve shoqërohet edhe me tregues të mirë sa i takon sigurisë dhe menaxhimit të sezonit. “Ne jemi në kulmin e sezonit veror, është një sezon që karakterizohet nga shifra shumë pozitive, jo vetëm sa i takon hyrjeve të vizitorëve të huaj por në radhë të parë me shifra që lidhen me sigurinë,...
Burimi:
sot.com.al