E në këtë pikë, revolta është përgjigjja: Kuç, Rama!
Nga Luçiano Boçi KUÇ, RAMA! “Kush del kundër ndarjes, me qëndrime dhe vendime, e ka personale me mua.” Kështu e mbylli luftën e shpallur dje ndaj kryetarëve e këshillave rebelë Rama. Kjo fjali nuk është thjesht një shpërthim nervozizmi momental i tij. Është përmbledhja më e sinqertë e mënyrës se si ai e koncepton pushtetin. Për të, çdo mendim ndryshe nuk është qëndrim institucional, por sulm personal ndaj tij. Njëherazi, është dëshmi e gjendjes së tij në shkallën më të lartë të panikut. Në Kuç, kryetarët e bashkive ishin thirrur gjoja për t’u konsultuar mbi hartën e re territoriale. Por, sapo disa prej tyre mbrojtën bashkitë, vendimet e këshillave dhe shqetësimet e komuniteteve që përfaqësojnë, konsultimi mori fund. Ata nuk u dëgjuan, por u kërcënuan...
Burimi:
syri.net