PD vë ‘në provë’ Shabanin, i kërkon të hetojë “Smart City”. Ja përgjigja për selinë blu
Partia Demokratike ka një problem serioz me legjitimitetin e Endri Shabanit si Avokat i Popullit. Aq serioz, sa zgjedhjen e tij e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese dhe në Kuvend deputetët e opozitës i bllokuan foltoren për të mos e lejuar të raportonte. Por duket se ky problem ka edhe përjashtime. Njëri prej tyre quhet “Smart City”. Më 22 korrik, Sekretari për të Drejtat e Njeriut në PD, Franci Nuri, i është drejtuar zyrtarisht Avokatit të Popullit duke kërkuar një hetim të posaçëm për projektin “Smart City” dhe rreziqet që, sipas opozitës, ai mund të krijojë për të drejtat dhe liritë themelore. Kërkesa nuk është aspak simbolike. PD kërkon të hetohet nëse sistemi cenon jetën private dhe të dhënat personale, nëse mundëson profilizimin e qytetarëve...
Burimi:
javanews.al