Kufizime në autostradën Tiranë-Durrës më 14-15 gusht, ja si do të devijohet trafiku

Kufizime në autostradën Tiranë-Durrës më 14-15 gusht, ja si do të devijohet trafiku

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar drejtuesit e mjeteve për kufizime të përkohshme në autostradën Tiranë-Durrës, në kuadër të punimeve për projektin “Zgjerimi i Superstradës Tiranë-Durrës (Faza III)”. Sipas ARRSH-së, në datat 14 dhe 15 gusht 2026, nga ora 23:00 deri në 05:00, do të kryhet montimi i trarëve metalikë të mbikalimit të ri të Kasharit. Për shkak të punimeve dhe për garantimin e sigurisë rrugore, do të bllokohen përkohësisht dy korsitë e aksit kryesor në drejtimin Tiranë-Durrës. Gjatë këtij intervali, ARRSH njofton se automjetet që udhëtojnë drejt Durrësit do të devijohen në dy korsitë e anës së majtë të autostradës. “Më datë 14 dhe 15 gusht 2026, nga ora 23:00 deri në 05:00, do të kryhet montimi i trarëve metalik të mbikalimit të ri...