Erërat e forta shkaktojnë defekt në linjën 20 kV, probleme në furnizimin me ujë në Durrës
Një defekt në linjën e tensionit 20 kV, që furnizon me energji stacionin e pompave në Fushë Milot, ka shkaktuar probleme të përkohshme me furnizimin me ujë në disa zona të Durrësit. Për shkak të defektit, stacioni i pompave qëndroi jashtë funksionit nga ora 22:30 e mbrëmjes së djeshme deri në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm. Sipas njoftimit të ujësjellësit të Durrësit shkak i defektit kanë qenë erërat e forta. Probleme me furnizimin me ujë pritet të ketë në fshatrat Shkallë, Sektor Rinia, Arapaj, Xhafzotaj dhe Rrashbull. Pas punës gjatë gjithë natës, defekti u riparua në orën 06:00 dhe stacioni i pompave rinisi punën. Ujësjellësi i Durrësit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për situatën e përkohshme.
Burimi:
javanews.al