Pacolli kundërshton prishjen e koncesionit të Aeroportit të Vlorës, kërkon negociata me MIE

Pacolli kundërshton prishjen e koncesionit të Aeroportit të Vlorës, kërkon negociata me MIE

MABCO Constructions ka kundërshtuar zyrtarisht vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për zgjidhjen e parakohshme të kontratës së koncesionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës dhe i ka kërkuar qeverisë nisjen e negociatave në mirëbesim për zgjidhjen e mosmarrëveshjes. Në shkresën e depozituar më 10 gusht 2026 pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, të bërë publike nga vetë kompania, kompania zvicerane e konsideron zgjidhjen e kontratës “të pabazuar” dhe argumenton se një pjesë thelbësore e rrethanave që kanë penguar përfundimin dhe vënien në operim të aeroportit nuk mund t’i atribuohen investitorit. Ministria kishte njoftuar më 3 gusht zgjidhjen e parakohshme të kontratës, duke e lidhur vendimin, ndër të tjera, me mosrealizimin e datës së operimit brenda afatit kontraktor, mos përfundimin e punimeve, mosmbajtjen në fuqi...