Pas tërmetit të fuqishëm/ Toka ‘shpërthen’, vullkani i baltës alarmon Kolumbinë

Pas tërmetit të fuqishëm/ Toka ‘shpërthen’, vullkani i baltës alarmon Kolumbinë

Një fenomen i rrallë natyror ka alarmuar banorët dhe autoritetet në zonën rurale të San Pedro de Urabá, në departamentin e Antioquias, Kolumbi, ku një vullkan balte shpërtheu papritur në fshatin Molinillo. Shpërthimi ndodhi vetëm 24 orë pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin, duke ngritur dyshime te ekspertët se lëkundjet mund të kenë ndikuar në destabilizimin e strukturave nëntokësore. Nga vullkani shpërtheu një masë e dendur dhe e nxehtë balte, e cila u përhap me shpejtësi përgjatë shpateve, duke përfshirë bimësinë dhe përmbytur zonat përreth. Ekipet e emergjencave dhe komuniteti lokal u mobilizuan menjëherë.    Gjeologët po analizojnë mundësinë që tërmeti të ketë krijuar çarje në shtresat nëntokësore, duke favorizuar çlirimin e gazrave dhe materialeve të grumbulluara nën presion. Rajoni i Urabás është veçanërisht...