Ekuadori sekuestron 469 kilogramë kokainë, paketimet mbanin imazhin e futbollistit Erling Haaland

Ekuadori sekuestron 469 kilogramë kokainë, paketimet mbanin imazhin e futbollistit Erling Haaland

Policia ekuadoriane ka sekuestruar 469 kilogramë kokainë pranë kufirit me Kolumbinë, ndërsa qindra paketime të drogës mbanin fotografinë e yllit norvegjez të futbollit, Erling Haaland. Sasia e drogës u zbulua në një kamion që po lëvizte në autostradën Pan-Amerikane, pas një informacioni të marrë nga policia. Kokaina ishte fshehur në një ndarje të modifikuar të automjetit, ku autoritetet gjetën 370 pako me lëndën narkotike. Gjatë operacionit u arrestuan drejtuesi i kamionit dhe një grua, e identifikuar si María R., e cila kishte dokumente kolumbiane. Përdorimi i figurave të personazheve të njohur në paketimet e drogës nuk është një praktikë e panjohur për rrjetet e trafikut. Imazhe të futbollistëve apo personazheve të tjerë publikë mund të përdoren për të identifikuar ngarkesat, grupet kriminale, origjinën ose destinacionin...