Komplot për rrëzimin e avionit të Trump? CIA vuri në dyshim informacionin e Izraelit
Analistët e CIA-s shprehën dyshime ndaj administratës së Donald Trump për informacionet e inteligjencës izraelite lidhur me një komplot të dyshuar iranian për vrasjen e presidentit amerikan. Sipas një raportimi të The Washington Post, ky informacion ishte arsyeja që Trump u largua në mënyrë të fshehtë nga Turqia me një avion ushtarak, pasi ndërroi avion në aeroportin e Ankarasë muajin e kaluar. Sipas zyrtarëve aktualë dhe ish-zyrtarëve amerikanë të cituar nga gazeta, Izraeli kishte informuar CIA-n për kërcënimin, por analistët amerikanë nuk e konsideruan informacionin bindës. Një prej tyre e përshkroi atë si informacion “të ardhur nga Izraeli, jo të gjeneruar nga SHBA-të” dhe me nivel të ulët besueshmërie. Megjithatë, një tjetër zyrtar tha se Shërbimi Sekret nuk mund të merrte rreziqe, duke theksuar se presidenti...
Burimi:
javanews.al