Një bankë e re për të financuar armatimet për shtetet e NATO-s/ Gjermania refuzon, Shqipëria pro

Një bankë e re për të financuar armatimet për shtetet e NATO-s/ Gjermania refuzon, Shqipëria pro

Disa vende anëtare të NATO-s po shtyjnë përpara krijimin e një banke të re të mbrojtjes. Ajo synon të ndihmojë kompanitë të zgjerojnë kapacitetet e prodhimit dhe t’u japë kredi shteteve për shpenzimet e mbrojtjes. Gjermania ende heziton për një pjesëmarrje të mundshme. Nga Marie Welling, FRANKFURTER ALLGEMEINE Ishte një deklaratë e shkurtër në samitin e fundit të NATO-s, në korrik nga nëntë shtete: ato duan të krijojnë Defence, Security and Resilience Bank (DSRB) – një bankë shumëpalëshe që do t’ua lehtësojë qeverive zgjerimin e kapaciteteve të tyre të mbrojtjes. Pjesë e kësaj nisme janë Kanadaja, Shqipëria, Belgjika, Greqia, Letonia, Luksemburgu, Rumania, Turqia dhe Ukraina. “Duke u mbështetur në një bazë të fortë krediti, DSRB-ja do të zgjerojë aksesin në kapital, do të ulë kostot...