Reforma e Re Territoriale fut “zjarrin” brenda PS, Rama përplaset me katër kryebashkiakë që kundërshtojnë shkrirjen…
Reforma e Re Territoriale (Harta e re administrative) ka ndezur “zjarrin” e debateve dhe pakënaqësive brenda vetë radhëve të Partisë Socialiste, duke shkaktuar përplasje të ashpra mes bazës vendore dhe kupolës drejtuese. Ky propozim ka futur “zjarrin” në strukturat e majta, teksa rezistenca e kryebashkiakëve që preken nga shkrirja po përshkallëzohet në tensione të hapur. Kryeministri Edi Rama i la pushimet në mes. Pakënaqësitë që ka prodhuar reforma territoriale e detyruan të mbledhë dje në Kuç të Vlorës për më shumë se katër orë kryetarët e bashkive që shkrihen nga kjo ndarje e re. Por mbledhja siç mësoi gazeta “SOT” është zhvilluar me tone të ashpra dhe përplasje të forta mes Ramës dhe 4 kryetarëve të bashkive që parashikohet të shkrihen, Poliçani, Dimali, Selenica dhe...
Burimi:
sot.com.al