Tregu me vlerë 2.5 miliardë paund/ Bandat shqiptare tani ofrojnë ‘shërbim të plotë’ për fermat e drogës
Bandat kriminale shqiptare kapen duke ofruar një “shërbim me gjithçka të përfshirë” për ngritjen e fermave të kanabisit në shtëpitë e britanikëve Nga Mark White, GB NEWS GB News ka zbuluar shërbimin e ri të hapur të bandave kriminale shqiptare, të cilat ofrojnë ngritjen e fermave të paligjshme të kanabisit në shtëpi në të gjithë Britaninë e Madhe. Bandat tashmë reklamohen në rrjetet sociale, duke ofruar një “shërbim të plotë” për ndërtimin dhe funksionalizimin e ambienteve ku kultivohet kanabisi. Duke u paraqitur si kompani të ligjshme ndërtimi, grupet kriminale mbërrijnë me furgona të mbushur me fidanë kanabisi, pajisje hidroponike dhe llamba ngrohëse. Brenda pak orësh nga mbërritja në një banesë, këto ekipe kriminale mund të shndërrojnë dhoma të tëra në ambiente për kultivimin e kanabisit....
Burimi:
syri.net