Trump hap “thesin” për Shtëpinë e Bardhë, mbi 900 milionë dollarë për rikonstruksione

Trump hap “thesin” për Shtëpinë e Bardhë, mbi 900 milionë dollarë për rikonstruksione

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump pritet të shpenzojë më shumë se 900 milionë dollarë për një sërë projektesh ndërtimi dhe rikonstruksioni në kompleksin e Shtëpisë së Bardhë, ku pjesa më e madhe e financimit besohet se do të vijë nga fondet publike, raportojnë mediat amerikane. Sipas Washington Post, administrata ka siguruar paratë përmes transfertave nga agjenci të ndryshme federale dhe kontributeve private, pa kërkuar një financim të drejtpërdrejtë nga Kongresi. Fondet janë transferuar në llogarinë e posaçme për riparimin dhe restaurimin e Rezidencës Ekzekutive, për projekte që Shtëpia e Bardhë i cilëson si pjesë të modernizimit të kompleksit. Mes ndërhyrjeve të planifikuara janë ndërtimi i një salle të madhe pritjesh në Krahun Lindor, rikualifikimi i sheshit Lafayette, ndërtimi i një heliporti, krijimi i një...