“Albanian Files” në SPAK, Edi Rama paditet për shkelje në planifikimin e territorit, Koja denoncon rastet e Rrjollit…

“Albanian Files” në SPAK, Edi Rama paditet për shkelje në planifikimin e territorit, Koja denoncon rastet e Rrjollit…

Kryeministri Edi Rama është paditur në SPAK për shkelje të pretenduara në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit. Kallëzimi penal është depozituar nga arkitektja dhe aktivistja Entela Koja, si pjesë e nismës qytetare “Albania Files”, ku ngrihen akuza për shkelje të legjislacionit nga institucionet përgjegjëse dhe vendimmarrja e kryeministrit. Koja tha se kallëzimi kërkon jo vetëm hetimin e shkeljeve të pretenduara, por edhe ndjekjen penale për dëmet që, sipas saj, janë shkaktuar nga planet e zhvillimit. “Kallëzimi penal është pjesa e rëndësishme e këtij dorëzimi. Kallëzimi shoqëron atë aktin qytetar që u bë të dorëzimit të një kopje me firma nga sheshi. Por ai kërkonte një argumentim të qartë ligjor dhe jo vetëm gjetjet e shkeljeve, por edhe futjen në ndjekje penale për dëmin...