Punësim në sistemin shëndetësor, hapen aplikimet për teknikët e shkencave mjekësore! Afati deri më 24 gusht
Ministria e Shëndetësisë ka hapur sot aplikimet për teknikët e shkencave mjekësore që të bëhen pjesë e sistemit shëndetësor. Bëhet fjalë për pozicione si infermierë, mami, teknikë imazherie e laboratori, fizioterapistë dhe logopedë. Aplikimet mund të dërgohen në portalin e dedikuar infermierëpërshqipërinë.al deri më 24 gusht. Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: Hapet thirrja për teknikë të shkencave mjekësore! Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Operatorin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, fton teknikët e shkencave mjekësore të aplikojnë për t’u bërë pjesë e sistemit shëndetësor publik, duke kontribuar me dijen dhe përkushtimin e tyre në shërbim të qytetarëve. Aplikimet janë të hapura nga 10 gusht deri më 24 gusht për: Infermierë Mami Teknikë imazherie dhe laboratori Fizioterapistë Logopedë
Burimi:
sot.com.al