Nëse e nis çdo mëngjes me një kafe, mjekët e stomakut kanë një këshillë më të mirë për ty
Për shumë njerëz, mëngjesi nuk nis pa një filxhan kafe. Por sipas mjekëve gastroenterologë, pija që ata zgjedhin shpesh për të nisur ditën nuk është kafeja, por diçka shumë më e thjeshtë dhe qetësuese: çaji bimor i ngrohtë. Gastroenterologët janë mjekët që merren me shëndetin e sistemit tretës dhe, sipas tyre, kujdesi për zorrët duhet të fillojë që në momentin kur zgjoheni. Një nga rekomandimet më të zakonshme të tyre është konsumimi i një filxhani çaji bimor të ngrohtë menjëherë në mëngjes. Ngrohtësia e pijes ndihmon në aktivizimin gradual të sistemit tretës dhe mund ta bëjë më të lehtë procesin e tretjes. Temperatura e ngrohtë e çajit nxit prodhimin e pështymës dhe të enzimave tretëse, duke ndihmuar trupin të nisë punën pas orëve të gjumit....
Burimi:
syri.net