‘Qeveria dështoi me reformën e ujit’, PL: Të mos rriten tarifat

‘Qeveria dështoi me reformën e ujit’, PL: Të mos rriten tarifat

Partia e Lirisë akuzon qeverinë se ka dështuar të menaxhojë fondet publike. Duke iu referuar administrimit të ujësjellësave, PL kërkon të ndalet çdo rritje e tarifave të ujit, derisa të përmirësohet shërbimi. Deklarata e plotë: Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit është një aktakuzë e rëndë ndaj mënyrës se si qeveria ka administruar sektorin e ujësjellësve. Ajo që duhej të ishte një reformë për rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e shërbimit, është shndërruar në një mekanizëm ku qytetarët paguajnë gjithnjë e më shumë për të mbuluar dështimet e institucioneve. Vetë KLSH konstaton se në disa raste rritja e tarifave të ujit nuk po përdoret për të përmirësuar shërbimin, por për të mbuluar pasojat e keqmenaxhimit dhe joeficiencës së shoqërive të ujësjellësve. Ndërkohë, humbjet në...