Rama mbron qëndrimin për Kosovën, por debati zhvendoset te gjuha politike
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave të ardhura nga Kosova pas deklaratës së tij se “Serbia e ka humbur Kosovën”, duke i cilësuar kundërshtarët e tij në rrjetet sociale si një “ushtri trollësh të turbofolkut nacionalist të Prishtinës”. Rama deklaroi se mobilizimin kundër tij e konsideron si një tregues se qëndrimi i mbajtur ka qenë i drejtë në raport me interesat e Shqipërisë, Kosovës, paqes dhe bashkëpunimit rajonal. Ai hodhi poshtë edhe etiketimet si “tradhtar”, duke theksuar se ndërhyrja e tij ishte qartësisht kundër pretendimeve të Beogradit lidhur me lumin Ibër. Debati nisi pasi Rama deklaroi se territori dhe burimet natyrore të Kosovës nuk i përkasin Serbisë. Sipas tij, Ibri është një sistem ujor ndërkufitar dhe çdo vendim që mund të sjellë pasoja për...
Burimi:
ntv.al