Iluzioni i informimit: Algoritmi na tregon vetëm botën që duam të shohim

Iluzioni i informimit: Algoritmi na tregon vetëm botën që duam të shohim

Media nuk e ka më fuqinë që kishte gjatë shekullit XX për ta përqendruar vëmendjen e publikut te disa çështje të përbashkëta dhe themelore. Sot, është gjithnjë e më shumë vetë individi që, përmes zgjedhjeve të tij në internet, ndërton informacionin që konsumon. Në një reflektim mbi raportin mes njeriut, medias dhe teknologjisë, akademiku Artan Fuga argumenton se individi po izolohet brenda një bote informative të krijuar sipas bindjeve dhe shijeve të veta. Ai nuk sheh më botën në tërësinë e saj, por vetëm një version të përzgjedhur sipas këndvështrimit personal. Sipas Fugës, e vërteta është bërë “imersive”: informacioni dhe krijuesi i tij, dija dhe formuluesi i saj, ndërthuren deri në atë pikë sa bëhet e vështirë të kuptohet se ku përfundon realiteti dhe ku...