Hamza akuzon Kurtin për bllokim, por në qershor kërkonte marrëveshje për konstituimin

Hamza akuzon Kurtin për bllokim, por në qershor kërkonte marrëveshje për konstituimin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka akuzuar Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje për zvarritjen e konstituimit të Kuvendit, duke kërkuar thirrjen e menjëhershme të seancës. Sipas Hamzës, konstituimi i Kuvendit është detyrim kushtetues dhe nuk mund të kushtëzohet nga marrëveshjet politike, kalkulimet elektorale apo interesat personale. “Kuvendi nuk është pronë e Albin Kurtit dhe e Lëvizjes Vetëvendosje”, shkruan Hamza, ndërsa e cilëson situatën si shkelje të Kushtetutës dhe kapje të shtetit. Por qëndrimi i tij i tanishëm duhet parë edhe përballë deklaratës së dhënë më 8 qershor. Në atë kohë, Hamza kërkonte një marrëveshje politike përpara fillimit të konstituimit të Kuvendit, duke argumentuar se vetëm kështu mund të krijoheshin shpejt dhe në mënyrë të qëndrueshme institucionet e vendit. Dallimi qëndron te mënyra...