Ngëçi politik në Kosovë, PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne!

Ngëçi politik në Kosovë, PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne!

Ngërçi politik në Kosovë vijon të mbajë të bllokuar konstituimin e Kuvendit, ndërsa përplasjet mes opozitës dhe Lëvizjes Vetëvendosje janë zhvendosur edhe brenda sallës së parlamentit. Deputetë të PDK-së dhe AAK-së u paraqitën në Kuvend, pavarësisht se nuk ishte parashikuar zhvillimi i një seance konstituive. Nga aty, ata përsëritën kërkesën për vazhdimin e procedurave dhe formimin e institucioneve të reja. Situata u tensionua gjatë përplasjeve me deputetët e Vetëvendosjes. Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, pati një debat të ashpër me përfaqësues të LVV-së, ndërsa në një moment i hodhi ujë deputetit Ardian Gola. Më herët, tensione u shënuan edhe mes deputetëve të PDK-së dhe Arbërie Nagavcit, ndërsa pati përplasje edhe me deputeten e AAK-së, Albana Bytyqi. Nga ana tjetër, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika...