Sherri në Kuvend, PDK akuzon Kurtin për bllokimin e institucioneve: Republika është mbi secilin prej nesh

Sherri në Kuvend, PDK akuzon Kurtin për bllokimin e institucioneve: Republika është mbi secilin prej nesh

Kosova E Mërkurë, 12 Gusht 2026 17:30 Kuvendi i Kosovës vijon të mbetet i pakonstituuar dhe tensionet mes opozitës dhe Lëvizjes Vetëvendosje u shoqëruan edhe me përplasje fizike e verbale në sallë, Partia Demokratike e Kosovës akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti se po bllokon konstituimin e institucioneve. Ajo i bëri thirrje kreut të Vetëvendosjes që të lejojë konstituimin e Kuvendit dhe funksionimin normal të institucioneve, duke theksuar se Kosova ka nevojë për institucione funksionale dhe jo për tensione të reja. “E kemi një thirrje për Albin Kurtin: ta kthejë vendin në binarë kushtetues, ta konstituojmë Kuvendin, t’u lejojë deputetët të ushtrojnë funksionet e tyre, ta lë Republikën që të funksionojë. S’po kërkojmë marrëveshje për PDK’në, po kërkojmë funksionalizimin e shtetit. Mesazhi ynë është i...