Ministrja Gërvalla përplaset me deputetet e PDK, Musliu e lag me ujë: Super kriminelë jeni
Kosova E Mërkurë, 12 Gusht 2026 15:16 Seanca e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar sot me tensione dhe përplasje mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje. Situata është tensionuar gjatë aktivitetit të organizuar nga Kuvendi për bashkatdhetarët, ku në sallën e seancave plenare ka hyrë edhe Donika Gërvalla, deputete e Vetëvendosjes dhe ministre në detyrë e Drejtësisë. Gërvalla është përballur me deputetet e PDK-së, Blerta Deliu, Eliza Hoxha dhe Ganimete Musliu. Deputetet e PDK-së i kanë kërkuar vazhdimisht që të thirret seanca konstituive e Kuvendit, duke përsëritur thirrjet: “Thirre seancën” dhe “Boll me performanca, thirre seancën”. Në përgjigje, Gërvalla u ka bërë thirrje deputetëve të PDK-së që të marrin pjesë në takime për të gjetur një marrëveshje. “Ejani në takim,...
Burimi:
kohajone.com