Përplasje mes opozitës dhe LVV, kërkohet vijimi i seancës konstituive
Kuvendi i Kosovës është përfshirë nga kaosi dhe përplasjet këtë të mërkurë. Deputetët e PDK dhe AAK kërkuan vazhdimin e seancës konstituive, teksa në sallën plenare po mbahej aktiviteti tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”. Teksa Nagavci po mbante një komunikim për mediat, deputetë të PDK-së i kanë hedhur ujë deputetes së VV-së, duke shkaktuar tensione në ambientet e Kuvendit. Situata është përshkallëzuar më tej, me një përplasje fizike mes Arbërie Nagavcit dhe deputetes së AAK-së, Albana Bytyqi. Po ashtu deputetët e PDK-së, dhe ata nga radhët e Aleancës, e kanë gjuajtur me ujë dhe letra ministren në detyrë të Drejtësisë, Donika Gërvallën. Ka pasur edhe shtyerje fizike mes deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, dhe të LVV-së, Adnan Rrustemi, teksa deputeti tjetër i LVV-së,...
Burimi:
kohajone.com