Zjarri shkrumbon banesën në Libohovë, familja mbetet pa shtëpi

Zjarri shkrumbon banesën në Libohovë, familja mbetet pa shtëpi

Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të mërkure në lagjen “Krakull” të Libohovës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale për familjen Çaushi. Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet se ka nisur nga soba e gatimit dhe është përhapur me shpejtësi në të gjithë banesën. Shërbimet zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe ndërhynë për shuarjen e flakëve. Pavarësisht ndërhyrjes, zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe godina është djegur plotësisht. Familja ka mbetur pa banesë, ndërsa deri tani nuk raportohet për persona të lënduar. Autoritetet pritet të përcaktojnë shkaqet e sakta të zjarrit dhe të vlerësojnë dëmet e shkaktuara. gijotina.com/