Plagosja në Burgun Fierit e Bajrit dhe e Zotajt, nën hetim 8 efektivë të Policisë
Tetë efektivë të burgut të Fierit janë pezulluar nga detyra, pas përleshjes së regjistruar pak ditë më parë në institucionin e vuajtes së dënimit, ku mbetën të plagosur Denis Bajri dhe Jurgen Zotaj. Pezullimi do të jetë në fuqi deri në përfundimin e hetimeve ndaj tyre. Vendimi është marrë pas shqyrtimit të situatës nga Komisioni i Disiplinës, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë. Efektivët do të qëndrojnë jashtë detyrës deri në përfundimin e procesit hetimor dhe sqarimin e përgjegjësive të mundshme. Pezullimi i tyre lidhet me ngjarjen e të shtunës dhe rezulton se ata ishin të planizuar në dy sektorët e burgut. Në konflikt u përfshinë Denis Brajovic (Bajri) dhe Jurgen Zotaj, të cilët mbetën të dy të plagosur. Denis Brajovic i njohur edhe me mbiemrin...
Burimi:
gijotina.com