Plumba drejt makinës së kushëririt, arrestohen 3 persona në Laç

Plumba drejt makinës së kushëririt, arrestohen 3 persona në Laç

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se tre të arrestuarit, pas një konflikti verbal për motive të dobëta me kushëririn e tyre, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte ai. Kushërinjtë kanë qëlluar me armë makinën e të afërmit 38-vjeçar, i cili po lëvizte në rrugën e Patokut. Në pranga janë vënë Gjon Laska dhe Gjon (Alfred Laska), babë e bir, ndërsa është shpallur në kërkim djali tjetër që ka qëlluar me armë, Vlash Gjoni. I arrestuar është edhe një tjetër prej kushërinjve, Elvis Laska. Nga ky rast, nuk pati persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale. Automjeti i 38-vjeçarit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa policia po punon për kapjen e personit të shpallur në kërkim dhe gjetjen e armës së...