U hap “foleja e grerëzave”, Sali Berisha drejt qelisë, avokati i familjes “Haklaj” paralajmëron zhvillime të bujshme…

U hap “foleja e grerëzave”, Sali Berisha drejt qelisë, avokati i familjes “Haklaj” paralajmëron zhvillime të bujshme…

Avokati i njohur, Idajet Beqiri ka folur për kallëzimet penale që ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-presidentit Ilir Meta, si edhe për çështjet e “21 Janarit” dhe vrasjeve në Tropojë. Z. Beqiri deklaroi se ka depozituar 25 kallëzime penale ndaj Berishës dhe Metës, duke përfshirë akuza që lidhen me privatizime, vjedhjen e floririt të Krrabës, vrasjet në Tropojë dhe 21 Janarin. Sipas tij, kallëzimet përfshijnë edhe privatizimin e ARMO-s, Albpetrol-it, disa hidrocentraleve dhe çështje të tjera që ai i konsideron afera korruptive. Beqiri tha se qëllimi i tij është që pasuritë që, sipas tij, janë përfituar në mënyrë të paligjshme, t’i kthehen buxhetit të shtetit. Duke folur për SPAK-un, juristi Beqiri tha se institucioni fillimisht krijoi shpresë te...