“Jam penduar, nuk kisha qëllim ta vrisja…”/ Vrau shokun me armë zjarri, zbardhet deklarata e Kristjan Sterjos

“Jam penduar, nuk kisha qëllim ta vrisja…”/ Vrau shokun me armë zjarri, zbardhet deklarata e Kristjan Sterjos

Burime brenda Gjykatës së Korçës bëjnë me dije se Kristjan Sterjo ka dhënë të njëjtin version të ngjarjes edhe gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, ashtu siç kishte deklaruar më herët përpara grupit hetimor. 20-vjeçari ka qëndruar i qetë gjatë gjithë seancës gjyqësore. Në përfundim të fjalës së tij, Sterjo mësohet të ketë deklaruar se është penduar për atë që ka bërë. Sterjo ka treguar se mes tij dhe Johan Zukos kishte pasur konflikte të mëparshme, por ka pretenduar se nuk kishte pasur qëllim ta vriste. 20-vjeçari akuzohet për vrasjen me armë zjarri të Johan Zukos, si dhe për veprën penale të “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Gjykata e Korçës ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë...