Lezhë/ Qëlluan me armë drejt makinës së kushëririt, arrestohen tre persona, shpallet në kërkim një tjetë
Qëlluan me armë makinën me të cilën lëvizte kushëriri i tyre, vihen në pranga 3 persona dhe shpallet në kërkim një tjetër, të gjithë familjarë me njëri-tjetrin. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit, menjëherë pas kallëzimit të shtetasit P. L., 38 vjeç, se mesditën e djeshme, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte në rrugën e Patokut, ishte qëlluar me armë zjarri, u mundësuan lokalizimi dhe ndalimi i shtetasve të përfshirë në këtë rast, konkretisht Gj. L., 67 vjeç dhe Gj.(A.) L., 40 vjeç, babë e bir, dhe E. L., 28 vjeç, kushëri i tyre, të gjithë banues në Laç. Gjithashtu, u shpall në kërkim djali tjetër i shtetasit...
Burimi:
sot.com.al