Italia kthen në Shqipëri 22-vjeçarin, planifikonte shpërthimin në një qendër tregtare në Verona

Italia kthen në Shqipëri 22-vjeçarin, planifikonte shpërthimin në një qendër tregtare në Verona

Autoritetet italiane kanë parandaluar një sulm të mundshëm terrorist duke ndaluar dhe dëbuar me urgjencë një 22-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili i kishte betuar besnikëri ISIS-it. Sipas medias italiane, të riut i është dorëzuar urdhri i dëbimit i nënshkruar nga Ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi, menjëherë pasi zbriti në aeroportin Canova të Trevisos nga një fluturim prej Tirane. Sipas hetuesve të Policisë së Shtetit dhe DIGOS-it, 22-vjeçari kishte planifikuar deri në detaje një sulm me bombë ndaj qendrës tregtare “Adigeo” në Verona, një nga më të mëdhatë në rajonin e Venetos. Hetimet nga Departamenti Qendror i Parandalimit treguan se i riu ishte radikalizuar përmes rrjeteve sociale të lidhura me terrorizmin ndërkombëtar islamik. Para se të nisej drejt Italisë, ai kishte kryer trajnimin për ndërtimin...